Xhaferi nga Parlamentin Evropian: Demokracia, barabarësia dhe sundimi i të drejtës bëjnë dallim

/
1 min lexim

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka marrë pjesë në Konferencën në Parlamentin Evropian, njofton indeks.mk

Xhaferi ka deklaruar se duhet edhe njëherë të sqarojmë në mënyrë të palodhshme cilat janë vlerat demokratike që e mbështesin rregullin tonë shoqëror.

Njoftimi i plotë i kryeparlamentarit Talat Xhaferi:

Në fjalën time hyrëse në Konferencën në Parlamentin Evropian, ndër tjerat, theksova se besoj se duhet të rikthehemi në bazat, se duhet edhe njëherë të sqarojmë se pse besojmë se demokracia është mënyra më e mirë dhe e vetme e organizimit të shoqërive në mënyrë e cila secilit prej nesh i mundëson të drejtën të jetojë sipas zgjedhjes së vet. Duhet të sqarojmë në mënyrë të palodhshme, sërish dhe sërish, cilat janë vlerat demokratike që e mbështesin rregullin tonë shoqëror. Duhet të demonstrojmë se si demokracia, barabarësia dhe sundimi i të drejtës bëjnë dallim në jetën e njerëzve. Duhet të pranojmë se jemi të vetëdijshëm se demokracia nuk është sistem i përkryer, por është punë e papërfunduar e cila kërkon një qytetari aktive që të mund të përparojë dhe të ripërtërihet.

Previous Story

Rusia shtyn bisedimet bërthamore me SHBA-në

Next Story

Hovenier nga Kosova mbështet ShBA-të në ndeshjen ndaj Iranit

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen