Verstappen i hiqet titulli, Hamilton thyen rekordin e Schumacher?

1 min lexim

Kampioni aktual i Formula 1, Max Verstappen, mund të humbasë titullin që fitoi sezonin e kaluar, për shkak të shkeljes së rëndë të rregullave nga ekipi i tij Red Bull, sipas disa mediave britanike.

Pretendohet se është tejkaluar buxheti i lejuar, gjë që dënohet rëndë, shkruan albeu.com.

Gjatë sezonit të kaluar, Red Bull shpenzoi 4.5 milionë paund më shumë se sa lejuan rregullat në Formula 1, kështu që Max mund të mbetet pa titullin që fitoi në Abu Dhabi duke kaluar Lewis Hamilton.

Mediat britanike theksojnë se dënimi është zbritja e pikëve nga shoferi, çka nënkupton humbjen e titullit. E gjithë kjo do të bënte që Lewis Hamilton të bëhej kampion bote për herë të tetë, gjë që do të kalonte legjendarin Michael Schumacher, i cili ishte shtatë herë kampion në F1.

Previous Story

Bënin “kërdinë” me shpërndarjen e kokainës në Tiranë, arrestohen 3 të rinjtë

Next Story

​Gjermania, Danimarka e Norvegjia do të dërgojnë obus të blinduar sllovakë në Ukrainë

Latest from Blog