Tri skuadra angleze interesohen për Rabiot

1 min lexim

Tottenham, Chelsea dhe Arsenal janë vënë pas Rabiot.

Mesfushori francez, Adrien Rabiot mund të largohet nga Juventus, me skuadrat e Premier League që janë vënë pas tij.

Raportime të ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Tottenham, Arsenal dhe Chelsea janë vënë pas lojtarit të Juves.

Rabiot, i cili do të jetë pa kontratë verën e ardhshme, nuk është pajtuar akoma për ndonjë rinovim të mundshëm me Juventus, me raportimet që thonë se edhe Arsenal e edhe Chelsea kanë gati një ofertë më të mirë sesa mund të ofrojë ‘Zonja e Vjetër’.

Në anën tjetër, edhe Tottenham me Fabio Paratici në krye të projektit po punojnë për të transferuar francezin.

Kujtojmë se për Rabiot tentoi edhe Manchester United gjatë verës së kaluar, por një marrëveshje që shkoi afër, s’u finalizuar kurrë.

Previous Story

Pak para miratimit në Kuvend, BE anulon grantin 28 milionë euro për projektin e Portit të Durrësit

Next Story

Marrëveshja Kosovë-Serbi/Ahmeti: Është koha që t’u jepet fund kontesteve

Latest from Blog