Trepça gjobitet me 2,100 euro dhe tre ndeshje pa tifozë

1 min lexim

Klubit të basketbollit Trepça i është shqiptuar një dënim i rëndë nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), për shkak të incidenteve në ndeshjen si nikoqire në “Minatori” kundër Pejës në fundjavë.

Trepça është dënuar me tre gjoba në të holla, respektivisht me 500 euro, 600 euro dhe 100 euro, raporton KosovaPress.

Por, ky nuk është dënimi i vetëm që ka marrë Trepça, pasi që mitrovicasit do t’i zhvillojnë tri ndeshjet e radhës pa praninë e tifozëve.

Po ashtu, është nisur procedurë disiplinore ndaj Lindrit Misinit për sulm fizik, ndërsa dënimit nuk i kanë shpëtuar as gjyqtarët dhe delegati i ndeshjes, Xhelal Mumini, Atdhe Goçaj, Visar Bunjaku dhe delegati Azem Hoxhaj.

Mumini, Goçaj dhe Bunjaku nuk do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet e ardhshme në Superligën e Kosovës në basketboll së bashku me delegatin, Hoxhaj.

Previous Story

E pranon zyrtari: Rreth 500 punëtorë janë vrarë gjatë punimeve në stadiumet për Botërorin në Katar

Next Story

Gazetari i zhdukur në Turqi përfundon në prangat e Gardës Revolucionare iraniane

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen