Tifozët zikaltër mbushin stadiumin për ndeshjen e parë në shtëpi

2 mins read

Fitorja në sekondat e fundit të ndeshjes me Leccen, ka rritur edhe më shumë entuziazmin te tifozeria zikaltër, që është gati për një mbrëmje tjetër madhështore, atë ndaj Spezias, që do të jetë e par anë shtëpi për Interin.

Ndonëse një kundërshtar modest që lufton për mbijetesë, te Interi raportojnë se deri tani janë shitur më shumë se 65 mijë bileta dhe se për shkak të interesimit të lartë, është thuajse e sigurt që “San Siro” do të jetë plot.

Zikaltrit janë skuadra më e ndjekur në stadium, në bazë të shifrave të viteve të fundit, teksa kryesojnë edhe me numrin e abonimeve, ndaj sfida me Spezian do të jetë thjesht një tjetër konfirmim se tifozeria është gjithmonë në krah të djemve të Inzaghit.

Ndërkohë ky i fundit do të duhet të bëjë planet pa armenin Heinrikh Mkhitaryan, i cili ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe do të mungojë 2-3 javë, teksa synimi është që të rikuperohet për derbin ndaj Milanit në fillim të shtatorit.

Previous Story

I keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit, mësoni se çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë

Next Story

Madridi në rrezik nga era e djegies së pyjeve të Portugalisë

Latest from Blog