Taravari i gëzohet largimit të Selës: I takonte të dorëhiqet

2 mins read

Arben Taravari si duket mezi ka pritur që Sela të thotë se po dorëhiqet. Pa e pritur fare vendimin të cilin do e merr ASH-ja, për çështjen “SELA”, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i ka thënë lamtumirë ishit Ziadin Sela.

Edhe pse ka dalë në mbështetje, shihet qartë se dëshira e Taravarit për të marrë ASH-në pas Ziadin Selës është e madhe.

Nëse lexojmë mes reshtash do të kuptojmë se kreu i Gostivarit ka derdhur “lot krokodili” dhe se mëshum është gëzuar se sa pikëlluar për ikjen e Selës.

Ai në një postim në “Facebook” ka falënderuar Selën duke lënë të nënkuptohet se ai më nuk ka shanse të rikthehet në krye të ASH-së pavarësisht vendimit të partisë.

Taravari i gëzohet këtij largimi sepse me ikjen e Selës gjasat që ai të jetë pasardhës janë të mëdha dhe se koalicionimi me VMRO-në dhe Levicën do të jetë edhe më i lehtë dhe nuk do të ketë se kush ta pengojë.

Mes tjerash ai ka shkruar se kreut të ASH-së, Ziadin Sela i ka takuar dorëheqja/indeks.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Mbretëria e Bashkuar, ShBA, Franca dhe Gjermania theksojnë angazhimin për mbështetjen e Ukrainës

Next Story

​Këto 10 kompromise nuk duhen t’i bëni asnjëherë në një lidhje

Latest from Blog