Sulmuesi i Salman Rushdie: U befasova se si mbijetoi shkrimtari

4 mins read

Burri, i cili dyshohet se sulmoi Salman Rushdie në perëndim të New Yorkut javën e kaluar, lavdëroi ajatollahin e Iranit në një intervistë ekskluzive në burg me newyorkpost – dhe pranoi se nuk mendonte se autori do të mbijetonte.

“Kur dëgjova se ai mbijetoi, u habita”, tha Hadi Matar, nga Fairview, NJ, në një video-intervistë nga burgu i qarkut Chautauqua.

Djaloshi 24-vjeçar nuk dëshironte të thoshte nëse ishte frymëzuar nga udhëheqësi iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini që lëshoi një fetva, ose dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdies në vitin 1989 mbi librin e autorit “Vargjet Satanike”.

“Unë e respektoj Ajetullahun. Unë mendoj se ai është një person i madh. Kjo është aq sa unë do të them për këtë”, tha Matar, duke vënë në dukje se ai “lexoi vetëm disa faqe” të romanit kontrovers të Rushdies.

Sulmuesi që provoi ta vriste duke e therur me thikë mohoi të kishte qenë në kontakt me Gardën Revolucionare të Iranit.

“Nuk më pëlqen personi. Unë nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë”, tha ai për Rushdie. “Nuk më pëlqen ai. Unë nuk e dua shumë atë. Ai është dikush që sulmoi Islamin, ai sulmoi besimet e tyre, sistemet e besimit”.

Shkrimtari 75-vjeçar, i cili është përballur me kërcënime me vdekje për dekada, u sulmua në skenë të premten ndërsa po përgatitej të mbante një leksion në Institutin Chautauqua, New York.

Ai u godit me thikë të paktën 10 herë, duke i shkaktuar dëme në mëlçi dhe ka mundësi të humb shikimin në njërin sy, sipas agjentit të tij.

Ai përshkroi se si ai mori një autobus për në Buffalo një ditë para se ai dyshohet se sulmoi Rushdie, dhe më pas rrëmbeu një taksi “Lyft” për në Chautauqua.

“Është një vend i bukur”, tha ai, duke iu referuar Institucionit Chautauqua.

“Isha duke bërë shumë xhiro. Nuk bëja asgjë në veçanti, thjesht isha duke ecur përreth”, shtoi ai, duke thënë se ka fjetur në bar të enjten mbrëma. “Unë kam qenë vetëm jashtë gjatë gjithë kohës”.

Ndërsa më pak i njohur me punën e shkruar të Rushdie, Matar tha se shikonte video të autorit në YouTube.

“Kam parë shumë leksione”, tha ai. “Nuk më pëlqejnë njerëzit që janë kaq të pasinqertë”.

Ndryshe, sulmuesi u ankua për kushtet në burgun lokal, “Shumë nga ushqimet që më kanë dhënë nuk lejohet të hahet sipas religjionit tim”.

Previous Story

U zunë për parkimin para hotelit; pranga laçjanit që vrau tepelenasin

Next Story

Kadaj-Bujupit i humb qeni, shprehet e mërzitur: Nëse dikush e ka parë, më lajmëroni

Latest from Blog