Sulm tjetër kibernetik mbi Shqipërinë? Paralajmërojnë hakerat: Surpriza të jashtëzakohshme së shpejti!

1 min lexim

Pas sulmit kibernetik të bërë disa javë më parë në institucionet shqiptare, hakerat kanë bërë një tjetër paralajmërim.

Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë se do të nxjerrin të dhënë ta tjera sekrete të qeverisë shqiptare.

Sipas asaj që shkruhet në “Homeland Justice” qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por qytetarët shqiptarë do të surprizohen me dokumentet që hakerat pretendojnë të nxjerrin së shpejti.

“Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë… Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i saj të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë…”, shkruhet në faqen e “Homeland Justice”.

Previous Story

Si mund t’ja fitoni zemrën Ronela Hajatit? Vetë këngëtarja tregon ‘kushtin’ kryesor që duhet të plotësoni

Next Story

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola

Latest from Blog