Smalling: ‘Luftuam’ të gjithë së bashku deri në frymën e fundit

1 min lexim

Roma e Jose Mourinhos mbrëmë ka triumfuar në udhëtim tek Interi (1-2), duke bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës.

Chris Smalling, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për ‘romakët’, pas ndeshjes tha se në ‘San Siro’ kishin ardhur vetëm për fitore.

Sipas tij, e gjithë skuadra ‘luftojë’ deri në frymën e fundit për fitore.

“Këtu erdhëm vetëm për fitore dhe ia dolëm. Ishte një fitore ekipore sepse ‘luftuam’ të gjithë së bashku deri në frymën e fundit”, tha Smalling.

Pas kësaj fitore, Roma tani ka 16 pikë, vetëm katër pikë larg liderit të tabelës, Napolit.

Previous Story

​Shqipëri, guvernatori i BSH: Rritja ekonomike e këtij viti rreth 4%

Next Story

Australia vendos sanksione ndaj separatistëve dhe zyrtarëve rusë

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen