Si mund t’ja fitoni zemrën Ronela Hajatit? Vetë këngëtarja tregon ‘kushtin’ kryesor që duhet të plotësoni

2 mins read

Ndonëse shprehu se është gati të njohë dikë, por angazhimet profesionale nuk ia lejojnë diçka të tillë, Ronela Hajati po publikon disa ‘kushte’ që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm.  

Dhe kushtet kanë të bëjnë pikërisht me diçka shumë të rëndësishme për Ronelën: Muzika!

Përmes disa postimeve në Instastory këngëtarja, e cila na përfaqësoi këtë vit në Eurovision, shkruan se nëse dëshironi t’i fitoni zemrën duhet të ‘dashuroni’ këngët që ajo ka postuar. Në sfond ajo ka këngën “Addiction” nga Ryan Leslie dhe Cassie& Fabolous.

Më tej ajo vijon me disa story të tjera duke zbuluar këshu ‘playlistën’ e këngëve të saj të preferuara të të gjitha kohërave.

    

Në fund Ronela shkruan: “Nëse do martohem ndonjëherë, kjo është kënga që do kërcejmë! Whitesnake/ Is this love?”

Artistja ka publikuar më herët një foto në Instagram ku ka treguar se sapo ka bërë një make-up profesional dhe ashtu e kuruar shprehu dëshirën për të shkuar në një ‘date’ (takim), por ka diçka që e pengon dhe është pikërisht, puna! Ajo shkruan se i duhet të shkojë në studio për të punuar në projektin e radhës.

“Kam nevojë për një takim sonte, por jo! Do të shkoj në studio si gjithmonë.”-shkroi Ronela.

Këngëtarja ka qenë gjithnjë hermetike rreth jetës së saj private. E vetmja lidhje e bërë publike nga ajo ka qenë, raporti me Young Zerkën.

Previous Story

Rusia del me teori të re mbi origjinën e Koronavirusit

Next Story

Sulm tjetër kibernetik mbi Shqipërinë? Paralajmërojnë hakerat: Surpriza të jashtëzakohshme së shpejti!

Latest from Blog