Sanksione për drejtuesit e institucioneve që nuk do të kursejnë 15 % të energjisë elektrike

5 mins read

Në datën 15 të çdo muaji, duke filluar nga shtatori, do të shpallen publikisht faturat e energjisë elektrike të institucioneve shtetërore. Qëllimi nuk është vetëm që qytetarët të kenë një pasqyrë të konsumit, por edhe të dinë nëse janë respektuar detyrimet e qeverisë për kursime deri në 15 për qind.

Raportet e institucioneve për energjinë e konsumuar do të publikohen nga Ministria e Ekonomisë.

– Publiku do të ketë pasqyrë se cili institucion sa ka konsumuar energji elektrike. Çdo muaj do të publikohen raporte për konsumin e institucioneve shtetërore, si për vitin aktual ashtu edhe për vitin paraardhës, për të parë krahasimin. Drejtuesit e tyre do të jenë përgjegjës për masat, por edhe opinioni do të ketë akses, pra njohuri për konsumin. Pra, do të shohim se si kanë vepruar drejtuesit. Nëse nuk mbajnë llogari dhe nuk zbatojnë rekomandimet për kursim deri në 15 për qind, do të bartin pasoja, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar masa për kursim të energjisë elektrike deri në 15 për qind – janë dhënë rekomandime për amvisëritë dhe kompanitë, dhe obligime konkrete për institucionet shtetërore që duhet të respektohen, në të kundërtën do të pasojnë sanksione.

Fikja e ndriçimit dekorativ në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve të kulturës, fikja e llambave kur ka dritë të mjaftueshme, ftohja me kondicioner në temperaturë jo më të ulët se 27 gradë dhe ngrohje jo më e lartë se 20 gradë, fikja e kompjuterave pas punës, rregullisht. Ndërrimi i filtrave në pajisjet e ngrohjes dhe kondicionerët, printimi vetëm i materialeve të nevojshme, zëvendësimi i dritareve me energji efiçente, janë vetëm një pjesë e detyrave të institucioneve shtetërore.

Familjet rekomandohen të ndezin ngrohësin e ujit vetëm kur ka nevojë për ujë të ngrohtë dhe mundësisht gjatë tarifës për energji elektrike të lirë, përdorim të arsyeshëm të pajisjeve ngrohëse, përdorim racional të llambave dhe përdorim më të madh të dritës së ditës, izolim të tavaneve, mureve të jashtme dhe dritareve.

Për komunitetin e biznesit, indikacionet janë: të fiket ndriçimi dekorativ në fasadat e të gjitha ndërtesave, të mos përdoret ndriçimi në ambientet e brendshme, sallat dhe zyrat e ndërtesave në një periudhë kur ka dritë të mjaftueshme, ngrohje dhe ftohje racionale me kondicionerë, ndërrim i rregullt i filtrave të trupave të ngrohjes dhe kondicionerëve, instalimi i sistemeve inteligjente të menaxhimit në motorët elektrikë, zëvendësimi i llambave të vjetra me ato kompakte fluoreshente, aplikimi i teknologjive të reja për përmirësimin e performancës energjetike të impianteve industriale.

Rekomandimet dhe detyrat do të jenë në fuqi nga 1 shtatori 2022 deri më 31 mars 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

150 studentë te huaj , të interesuar për ta mësuar gjuhën shqipe

Next Story

Kush ka më shumë para, Rita Ora apo bashkëshorti i saj?

Latest from Blog