RTX 4060 Ti do të performojë njëlloj si RTX 3070 në gaming

1 min lexim

Nvidia GeForce RTX 4060 Ti mund të jetë e shpejtë sa RTX 3070 në gaming. Spekulimet për kartën e re grafike të kompanisë kanë filluar dhe i pari që foli për performancën gaming është insajderi i njohur në Twitter kopite7kimi.

GeForce RTX 4060 Ti pritet të përdorë bërthamën grafike AD106-350-A1, një version i shkurtuar i AD106 dhe sipas spekulimeve do të ketë 4352 bërthama CUDA me 8GB GDDR6 RAM me shpejtësi 18Gbps dhe ndërfaqe 128-bit.

Në bord janë edhe 32MB L2 cache, një rritje me 8 herë krahasuar me RTX 3060 Ti.

Ashtu si RTX 4070, RTX 4060 Ti do të përdorë konektorin PCIe Gen5 12VHPWR duke qenë se Nvidia synon ta standardizojë në mbarë linjën. Karta grafike do të ketë gjithashtu dizajnë kompakte të PCB.

Do të mbështetet mbi një TGP prej 160W, 20 përqind më pak sesa RTX 3060 Ti. Sa i përket performancën, RTX 4060 Ti do të jetë i barbartë ose shumë pak më i shpejtë sesa RTX 3070, një fakt që nuk duket aq impresionues.

Ajo që dimë është se RTX 4070 Ti është e barabartë me RTX 3090 Ti në performancë me RTX 4070 që do të qëndrojë diku mes RTX 3080 dhe 3090.

Por sipas spekulimeve RTX 4060 Ti mund të bjerë poshtë RTX 3080 dhe 3070 Tu. Nisur nga ndërfaqja e vogël prej 128-bit, karta grafike mund të vuajë në rezolcuione të larta do të performojë kryesisht në 1080p dhe 1440p.

Çmimi do të luajë një rol të rëndësishëm gjithashtu. RTX 3070 kishte një çmim të sugjeruar nga Nvidia prej 499 dollarë ndërsa RTX 3060 Ti prej 399 dollarë.

Duke qenë se RTX 4070 Ti ka një çmim të sugjeruar prej 799 dollarë, RTX 4070 do të përfundojë në 599 dollarë. Një përllogaritje e thjeshtë na sugjeron se RTX 4060 Ti do të kushtojë mbi 400 dollarë. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Trepça dënohet me 1,400 euro

Next Story

Përmbytje edhe në Rahovec

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen