Policia tregon vendimin për Cristiano Ronaldon

2 mins read

Policia e Mersejsajd ka bërë të ditur se ka mbyllur zyrtarisht çështjen rreth Cristiano Ronaldos dhe ngjarjes së pakëndshme që ndodhi në prillin e këtij viti kur portugezi goditi një fëmijë me autizëm.

Gjatë ndeshjes në transfertë ndaj Evertonit, pas humbjes 1-0, Ronaldo goditi me forcë në dorë fëmijën 14-vjeçar që po e filmonte, me ngjarjen e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Ai i theu celularin 14-vjeçarit Xhekob Harding dhe mamaja e tij e denoncoi publikisht në rrjetet sociale futbollistin portugez për këtë sjellje.

Policia hapi hetimet dhe tashmë duket se i ka mbyllur me një paralajmërim për sulmuesin.

Mund të konfirmojmë se një 37-vjeçar mori pjesë në mënyrë vullnetare dhe u mor në pyetje në lidhje me një akuzë për sulm dhe dëme të shkaktuara.

Aludimet kanë të bëjnë me incidentin pas ndeshjes Everton – Manchester Utd në stadiumin “Goodison Park” të shtunën e 9 prillit.

Çështja është trajtuar me masën e paralajmërimit me kusht.

Çështja është tashme e mbyllur”, ishte komenti i policisë angleze për këtë temë.

Sipas mediave angleze, Ronaldo ka pranuar që të paguajë një kompensim për dëmin që i shkaktoi djaloshit 14-vjeçar.

Previous Story

Vdiq një 33-vjeçar italian në Sarandë

Next Story

Kina dërgon trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Latest from Blog