Policia bën bilancin javor: 145 persona të arrestuar dhe 318 të proceduar penalisht në një javë

4 mins read

Dhjetëra operacione policore janë finalizuar në çdo qark të vendit, nga ku u sekuestrua heroinë, kokainë, kanabis, armë zjarri, armë të ftohta, mallra të kontrabanduara, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia e Shtetit prmes një deklarate për mediet informoi se 2 ngjarje kriminale janë parandaluar në Tepelenë dhe në Kurbin, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm të strukturave të Policisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të nga FAST Albania me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, është finalizuar operacioni “Kempten”, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga një i shumëkërkuar nga Gjermania, për trafikim të narkotikëve.

Rezulton se 5 armë zjarri, 2 armë gjahu, 6 thika, 2 doreza dhe 2 shkopinj bejsbolli janë sekuestruar gjatë operacioneve të finalizuara nga strukturat e Policisë në qarqe.

Gjatë kësaj jave janë finalizuar në total, 38 operacione policore, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme.

Janë arrestuar, proceduar 489 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 318 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë finalizuar edhe 10 operacione të tjera policore. Janë sekuestuar rreth 71.4 kg kanabis, sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, pako me kanabis në formë çokollate, 1088 fara kanabisi, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike.

Në 2 operacione policore të koduara “Stojani” dhe “Mashtërkor”, të zhvilluara në Mat dhe Mirditë, u sekuestruan rreth 64 kg kanabis dhe u vunë në pranga 5 shtetas.

Goditje të njëpasnjëshme ndaj krimeve ekonomike. 3 operacione policore të finalizuara në Port Vlorë, Tiranë dhe Dibër, për evidentimin dhe goditjen e kontrabandës. Janë sekuestruar sasi nafte, vere dhe steka paketash me cigare.

Janë sekuestruar rreth 246 000 euro, 58 000 paund dhe 1 637 000 lekë të rinj, në Fier, Port Vlorë e Morinë, si dhe janë nën hetim 4 shtetasit që dyshohet se i kishin përfituar paratë nga veprimtari kriminale.

Është finalizuar në Shkodër, operacioni “North Forex 4”, janë vënë në pranga 2 shtetas, shpallur në kërkim 3 dhe janë nën hetim 7 të tjerë, për mashtrim kompjuterik, në një call center.

Sipas Policisë janë evidentuar 15 raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Lidhur me këtë, 15 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë nën hetim.

Policia ushtroi kontrolle intensive për të goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në këtë kuadër, 8 shtetas janë vënë në pranga, 4 të tjerë janë nën hetim, në Tiranë dhe Shkodër, si dhe janë sekuestruar shuma parash e pajisje të ndryshme që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Një sërë rastesh të vjedhjeve janë zbardhur në Tiranë, Durrës dhe Berat, si dhe janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tyre, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.

Janë lokalizuar dhe kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 15 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë evidentuar dhe goditur 25 raste të krimeve mjedisore dhe 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 35 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 32 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 5 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar të tyre.

Policia Rrugore kreu monitorim të pandërprerë të qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 486 leje drejtimi, nga të cilat: 370 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Përmes përdorimit të alkooltestuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 25 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare kreu kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 16 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar dhe arrestuar 11 persona për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, është arrestuar 1 shtetas për veprën penale “trafikimi i narkotikëve, janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe 4 të tjerë për “trafikimi i mjeteve motorike”.

Policia e Shtetit thotë se do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe goditjen e kontrabandës, krimeve mjedisore dhe paligjshmërisë në tërësi.

Previous Story

Të gjithë e njohin si Bora Zemani, por ajo zbulon se ky nuk është emri i vërtetë i saj

Next Story

Kështu renditen katër skuadrat shqiptare në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Latest from Blog