Përditësohet Chrome pas zbulimit të problemeve të sigurisë me rrezik të lartë

1 min lexim

Google ka dërguar disa përditësime sigurie për shfletuesin Chrome në Winows, Mac dhe Linux duke adresuar dobësi me të cilat hakerët mund të marrin nën kontroll sistemet.

Në total janë 11 përditësime sigurie ku 5 konsiderohen tejet kritike. Në mesin e tyre që janë adresuar nga përditësimi i Chrome, është CVE-2022-2477, një dobësi sigurie e shkaktuar nga “Guest View” dhe që një haker mund ta përdorë për të ekzekutuar kod arbitrar pa pasur akses fizik në pajisje.

Një tjetër dobësi sigurie është CVE-2022-2480 që prek Service Worker API. Ky komponent i Chrome funksionon si një server Proxy që qëndron mes aplikacioneve, shfletuesit dhe rrjetit për të përmirësuar eksperiencat offline.

Në rastin e këtij problemi të sigurisë kërkohet një farë ndërveprimi nga përdorues dhe nëse shfrytëzohet nga hakerët me sukses mund të çojë në korruptimin e memories apo të përdoret për ekzekutiv kodi ose dështim të sistemeve.

Google kërkoi që përdoruesit të përditësojnë sa më parë për të shmangur çdo incident të mundur. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të strehuar në Shqipëri

Next Story

Vuçiq, dhjetëra rrena për Kosovën ua përplasi në fytyrë Borellit dhe Stoltenbrgut brenda vetëm një dite!

Latest from Blog