Pas 20 vitesh Windows 11 do të ketë një mjet të ri command line

1 min lexim

Eksperiencat e përdoruesit me CMD së shpejti do të ndryshojnë në Windows me Terminalin e ri që do të bëhet i vetmi në Windows 11.

Në një postim në blog Microsoft tha se të gjitha aplikacionet command linë përfshirë Command Prompt dhe PowerShell do të lançohen në Windows Terminal automatikisht.

Testimet kanë nisur në versionet eksperimentale të Windows 11.

Windows Terminal debutoi në 2019-ën dhe ishte një zëvendësim modern i Windows Console, tashmë dekada i vjetër duke u dhënë përdoruesve akses në funksionalitete të reja si tabe të shumta, krijimi i temave, përshtatja e tekstit, ngjyrave dhe sfondeve.

Ndryshimi ri do të aplikohet vetëm në versionin 1.15 të Windows Terminal. Së shpejti pritet të bëhet i disponueshëm gjerësisht dhe të shndërrohet në mjetin kryesor command line në Windows 11. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Berisha thirrje BE-së: Nisni hetimet për Portin e Durrësit

Next Story

Çmim i ri i naftës, shtrenjtohet për 12 cent

Latest from Blog