Osmani në vizitë pune në Barcelonë, RMV-ja bëhet anëtare e Unionit për Mesdheun

/
1 min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Barcelonë do të marrë pjesë në aktin solemn të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun, i cili do të mbahet në kuadër të Forumit të Shtatë Rajonal të Organizatës.

Pas pranimit të vendit në Union, Osmani do të marrë pjesë në punën e takimit si përfaqësues i një anëtari të barabartë të organizatës.

Në margjinat e forumit, parashikohet që Osmani të takohet me ministrin spanjoll Albarez, si dhe të ketë takime bilaterale me kolegë të tjerë nga vendet anëtare të Unionit të Mesdheut.

Unioni për Mesdheun u krijua në Samitin e parë të Kryetarëve të Shteteve apo Qeverive nga rajoni Euro-Mesdhetar, i mbajtur në Paris më 13 korrik 2008. Ai përfaqëson një kornizë për rregullimin e marrëdhënieve shumëpalëshe midis BE-së dhe vendeve mesdhetare që nuk janë pjesë e Unionit.

Previous Story

Ikja e mjekëve dhe rreziku me të cilin mund të përballet Ministria e Shëndetësisë, ish-ministri kërkon urgjent të realizohet kjo gjë!

Next Story

“Porti i Durrësit s’mund të falet!”, Flet kreu i Konfindustrisë: Projekti pa leverdi, po vritet konkurrenca!

Latest from Blog