Një talent nga Holanda për Partizanin

1 min lexim

Partizani plotëson radhët në organikë me një sulmues 20-vjeçar.

Fjala është për Fabian Shahaj i cili afrohet në radhët e të kuqve me anë të formulës së huazimit me lojtarin që i përket holandezëve të Ado Den Hag.

Shahaj për herë të parë do të luajë në kampionatin shqiptar teksa është formuar në Holandë aty ku ka qenë pjesë e moshave të Ado Den Hag.

Tashmë, në Superiore, Shahaj do të provojë të fitojë më shumë eksperiencë dhe të spikasë për t’u rikthyer sërish në Holandë teksa Partizani ka nevojë për lojtarë në repartin ofensiv pas largimit te Metz në Francë të Xhuljano Skukës.

“Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe.

Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin hollandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20 vjeçar.

Shanaj i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin tonë”, njofton Partizani.

Previous Story

Eksperti i UEFA-s: Kursi, një histori suksesi

Next Story

Totaj godet qeverinë për shtrenjtimin e tatimit: E pamundur të arsyetohet

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen