​Ngjarjet e datës 25 korrik

1 min lexim

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes, mbahen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Belinc, Carralevë, Kleçkë dhe Koshare. (Ora 08:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projektligjin për Aktet Juridike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban diskutim me Eva Högl, komisionare parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe Reinhold Robbe ish-komisionar, lidhur me procesin legjislativ për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 15:00)

Previous Story

​Kenia: Autobusi bie në lumë, 21 të vdekur

Next Story

Hristijan Mickovski s’lirohet lehtë nga klishetë, disa gjëra i përsërit si pllakë e prishur gramofoni!

Latest from Blog