Në përgjim prej dy vitesh, plasin arrestimet në Shqipëri, çfarë ka ndodhur?

1 min lexim

Një megaoperacion anti-drogë është realizuar ditën e sotme nga policia e Matit nën drejtimin e prokurorisë së rrethit.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë arrestuar 14 persona, dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Këta persona kanë qenë në monitorim dhe përgjim prej 2 vitesh.

Ende nuk janë zbardhur emrat e personave të prangosur apo të të shpallurit në kërkim.

Nuk dihen detaje në lidhje me sasinë e drogës që mund të ketë trafikuar ky grup, destinacionet apo itinerarin që mund të kenë ndjekur në lidhje me trafikun e lëndës narkotike. Policia e Matit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar.

GAZETA.MK

Previous Story

Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë

Next Story

BE padit Kinën në Organizatën Botërore të Tregtisë

Latest from Blog