Mustafa: Synimet e Golden Eagle Therandës janë për titull dhe Kupën e Kosovës 

1 min lexim

Golden Eagle Theranda nuk heq dorë nga katërshja e madhe përkundër që ngecin 10 pikë nga vendi i katërt në Superligën e Kosovës në volejboll (meshkujt).

Therandasi pretendojnë se do të kapin pozitën e katërt duke marrë parasysh cilësinë që kanë në ekip veçmas me përforcimin e fundit, volejbollistin e kombëtares së Venezuelës, Luis Matia Arias. 

Drita kryeson me 22 pikë, pasojnë Skënderbeu 19, Ferizaj 18, Peja 17, Golden Eagle Theranda 7 etj. 
Kryetrajneri i Golden Eagle Therandës, Xhavit Mustafa, po e përgatit ekipin për pjesën e dytë të kampionatit.

Image

Golden Eagle Theranda

Kapiteni i ekipit, Faton Mustafa, është optimist se do të arrijnë të sigurojnë vizën për  garat e përfundimtares në luftë për titull.

Me përforcime që ka bërë Golden Eagle Theranda, çfarë synon për pjesën e dytë të kampionatit dhe cilët janë rivalët më të mëdhenj për titull?

“Siç dihet në këtë afat kalimtar jemi përforcuar mirë, shpresojmë në lojëra të bukura dhe synimet janë për titull dhe Kupën e Kosovës.

Po ashtu i Falënderojmë të gjithë sponzorat sepse pa ta do të ishte e pamundur”, thotë Faton Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Mustafa mendon se me punë e angazhim do të arrihen objektivat.

Ai shpreson që mos të kanë ndonjë lëndim dhe gjërat të shkojnë sipas planit. 

“Sa i përket ekipeve të gjitha janë të përforcuar qysh nga sezoni i kaluar e me disa ndryshime te vogla, të gjitha janë në një nivel. Shpresojmë të mos kemi lëndime dhe do të jetë ndër kampionatet më të rivalizuara”, përfundon Mustafa.

Previous Story

Totaj godet qeverinë për shtrenjtimin e tatimit: E pamundur të arsyetohet

Next Story

Rreziku nga kafshët e ngordhura gjatë përmbytjeve

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen