Mesazhi i Biden shpërndahet nga Ambasada amerikane në Tiranë

1 min lexim

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Joe Biden.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka përzgjedhur mesazhin ku Biden thotë se aktivizimi nga NATO i planeve të përgjigjes, “do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë”.

“Brenda pak orëve pasi Rusia nisi sulmin e saj, NATO u mblodh dhe autorizoi aktivizimin e planeve të përgjigjes.

Kjo do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s në kufijtë lindorë të Europës”, ka theksuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden.

Previous Story

E papritur! Donaldi refuzon dhuratën që iu bë në Big Brother, kujt do t’i japë mundësi të udhëtojë në 7 vende të botës

Next Story

Inzaghi: Dy ndeshjet e fundit kemi bërë 40 goditje në portë

Latest from Blog