L’Equipe: Krijuesit e Superligës po punojnë edhe për një projekt të ri

1 min lexim

Krijuesit e Superligës në asnjë mënyrë nuk janë dorëzuar dhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Për momentin, Avokati i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka qëndruar në krah të UEFA-s në një raport të datës 15 dhjetor.

Megjithatë, ky fakt jo vetëm që nuk i ka bërë krijuesit e Superligës të heqin dorë nga ajo, por po punojnë edhe për një projekt të ri.

Kështu e shpjegon L’Equipe, duke zbuluar se ky version i ri i Superligës do të ishte më i hapur deri në atë pikë sa të merrnin pjesë 50 ekipe nga 12 vende të ndryshme, si Portugalia, Holanda apo Danimarka.

Sipas L’Equipe, tashmë do të kishte pasur kontakte me këto klube që nuk do ta shihnin keq këtë projekt të ri.

Ky version i ri i Superligës do të bazohej në merita sportive dhe do të vendosej një lojë e drejtë financiare mjaft strikte për të ndalur klubet shtetërore.

Sipas L’Equipe, anëtarët e Superligës kanë shumë besim se ky projekt i ri do të ecë përpara.

Previous Story

Rreziku nga kafshët e ngordhura gjatë përmbytjeve

Next Story

FC Drita reagon për Draft Statutin e FFK-së 

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen