Ledri, Dafina, Bardhi, Leotrimi dhe DJ Young B sot në koncertin e madh në Tetovë

1 min lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që në një frymë të re të shënojë të arriturat shtetërore, duke mbledhur gjeneratën e re në koncertin e madh muzikor që do të mbahet sot Sheshin Iliria në Tetovë me fillim në ora 20:00.

Mbrëmjen e sotme para tetovarëve dhe qytetarëve të të gjithë vendit do të performojnë yjet e estradës sonë muzikore: Ledri, Dafina Zeqiri, Bardhi, Leotrim Zejnullah dhe DJ Young B, të cilët do të përkujdesen për të krijuar atmosferë të paharrueshme festive.

BDI me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët e Tetovës dhe të vendit ti bashkangjiten sot festës së madhe të barazisë, anëtarësimit në NATO, nisjen e bisedimeve me BE-në, investimet prej 130 milionë euro me 900 vende të reja të punës dhe të gjitha të mirat e arritura si rezultat i një angazhimi të përbashkët në periudhën 21 vjeçare nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kievi pretendon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 200 ushtarë rusë

Next Story

Një tufë lule për ty Albin!

Latest from Blog