Kryemadhi: Të vijë të më marrë dhe mua live policia për këto…

1 min lexim

E pyetur në “Opinion” se pse nuk bën një padi për moszbatim të kontratës nga ana e kompanisë së incenerimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi tha se e ka bërë më parë për atë të Elbasanit.

“Të vijë policia të më marrë live për këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj”-u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Kontrata,  bashkia Tiranë e ka 29 euro që në 2017-ën. Deri tani ke paguar 24 milionë euro zoti Fevzi.

Blendi Fevziu: Jo jo 29 euro për ton…Dhe ata kanë thënë që do i nxjerrin, t’i incenerojnë mbrapa.

Monika Kryemadhi: Po t’i nxjerrin, t’i shohim. Nxirret dot këtu me dhe?! Shihe si është dheu zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Mbase e incenerojnë me dheun ata.

Monika Kryemadhi: Karrige, shkurre, goma makine, ça nuk ka!

Blendi Fevziu: Vitin e parë thoshte se do paguani 29 euro sepse landifilli ka nevojë të sistemohet. Edhe shteti nuk ka plotësuar disa nga dokumentet që i duhen kompanisë për të nisur incenerimin. Pra, është e vërtetë, nuk po incenerohet! Por ata thonë do i nxjerrim nga gropa dhe do i djegim më mbrapa.

Monika Kryemadhi: Të paktën për aq kohë sa e kam ndjekur është i njëjti process. Landfilli bën filtrimin e ujërave, ndërsa në venddepozitimin e vjetër nuk ka, shkon e gjitha në ujëra nëntokësorë. Për 8 muaj këtu është mbushur me plehra. Sa plastikë ka këtu, metal, qelq, karton ka shumë gjëra.

Blendi Fevziu: Zonja Kryemadhi ne nuk e zgjidhim dot, pse nuk bëni një padi ju, është shumë e thjeshtë. Për zbatimin e kontratës…

Monika Kryemadhi: E kam bërë mor zotëri. E mbani mend se si erdhi policia e ua mori Tan Hoxhën këtu live?

Blendi Fevziu: Ua çova vetë!

Monika Kryemadhi: Të vijë të më marri dhe mua live me këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj.

Eugen Beci: Duhet të të marrë SPAKU por mos janë të zënë sot me operacionin e Fushë-Krujës.

Previous Story

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Next Story

Situata me vërshimet në Kosovë mund të shkojë drejt përkeqësimit

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen