Kandidon për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti zbulon vendimin e parë që do të marrë nëse fiton zgjedhjet

1 min lexim

Ilir Alimehmeti, kandidati i primareve të Partisë Demokratike, ka treguar vendimin e parë që do të marrë nëse fiton në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Alimehmeti tha se e para gjë që do të bëjë është transparenca.

Ai deklaroi se do të hapë dyert dhe do të kontrollojë çdo dosje. Nëse gjen parregullsi nga drejtuesit e mëparshëm, mjeku theksoi se çështjen do ta dërgojë në autoritetet e drejtësisë.

Tensionohet situata/ Forcat kurde siriane i bëjnë paralajmërimin e fortë Turqisë: Nëse nis sulmet tokësore…! Ja kërkesa urgjente që ka për SHBA

“Vendimi i parë në mënyrë absolute është një diçka që nuk kushton asnjë lek, por që ka një vlerë të jashtëzakonshme që është transparenca.

Që do të thotë se që ditën e parë do të hapen dyert. Shkojmë aty, gjejmë dosje më dosje. Nëse janë në rregull, vazhdojmë. Nëse gjejmë probleme në situata do t’i çojmë në institucionet përkatëse. Nga ky moment vendimet merren në mënyrë transparente”, u shpreh Alimehmeti.

Previous Story

Ekuadori barazon, Senegali rikthen epërsinë

Next Story

Rusia shtyn bisedimet bërthamore me SHBA-në

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen