Emily Ratajkowski u bashkohet kritikëve të filmit për Marilyn Monroe

1 min lexim

Modelja dhe aktorja, Emily Ratajkowski, e ka kritikuar filmin “Blonde”, i cili flet për jetën e aktores Marilyn Monroe.

“Nuk jam e habitur që është publikuar një film tjetër që bën fetish nga dhimbjet e grave, edhe kur ato kanë vdekur”, ka thënë ajo në një klip që postoi në TikTok.

Bukuroshja përmendi Amy Winehouse, Britney Spears dhe princeshën Diana, si shembuj të femrave me të cilat është ‘e fiksuar’ shoqëria.

“Ne të gjithë bëjmë një fetish nga dhimbja femërore. Jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë. Mund të them me siguri se kam mësuar ta lavdëroj dhimbjen në jetën time”, ka shtuar modelja.

Ndryshe, një numër i madh i shikuesve e kritikuan filmin e Andrew Dominik. Kujtojmë se janë shfaqur disa skena të neveritshme përdhunimi. Filmi nuk rekomandohet për personat nën moshën 17 vjeç.

Edhe pse të gjithë e lavdërojnë aktoren Ana de Armas, e cila portretizoi personazhin e biondes fatale, shumica e fansave të Marilyn Monroe e kritikuan regjisorin e filmit.

Previous Story

​Gjermania, Danimarka e Norvegjia do të dërgojnë obus të blinduar sllovakë në Ukrainë

Next Story

Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën

Latest from Blog