“E du Tetovën”, kënga më e re nga Gold AG

1 min lexim

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka publikuar sot (e diel) këngën e re.

Këtë projekt ia ka dedikuar Tetovës, gjersa i plotë titullohet “E du Tetovën”.

Teksti e muzika është realizuar nga vet këngëtari, kurse për orkestrimin u përkujdes Alban Furtuna.

Kjo prurje e Arian Agushit (emri i plotë) është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Pas lansimit, 36-vjeçari mori reagime të shumta kryesisht pozitive nga miqtë e ndjekësit.

“E DU TETOVËN. Ju du me zemër prej kudo që jeni. Urime Festa”, ka thënë ai.

I njëjti duket se këngën e realizoi në prag të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Një vit më parë, pikërisht më 28 Nëntor, Gold AG publikoi një këngë dedikuar djalit të tij “Gueril”, i cili lindi në po atë datë.

Previous Story

Google thotë se Google dhe prodhuesit e tjerë të smartfonëve kanë neglizhuar me sigurinë e Android

Next Story

LIVE: Sulmet ruse në rrjetin e energjisë përbëjnë gjenocid, thotë Ukraina

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen