Dy kartonë të kuq dhe 3 gola

1 min lexim

Azhakso e Qazim Laccit, u mposht nga Lioni me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e parë të Ligës 1 franceze. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 89-të të këtij dueli, duke bërë edhe debutimin në elitën e futbollit francez.

Gjithsesi, për 26-vjeçarin shqiptar nuk kishte kohë në dispozicion për të lënë gjurmë dhe në fund, Lion  ia doli të administronte më së miri ndeshjen dhe duke marrë tre pikët e para të kampionatit.

Tete dhe Lakazet ishin autorët e golave për vendasit, teksa për Azhakso, shënoi Mangani në minutën e 31-të me penallti. Të 3 golat u shënuan në pjesën e parë.

Vlen të theksohet fakti se në këtë duel u nxorën edhe 2  kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër në minutat 27 dhe 45+3’.  Sfidën e radhës skuadra e Qazim Laçit do ta luajë në shtëpi ndaj Lensit.

Previous Story

Sulm tjetër kibernetik mbi Shqipërinë? Paralajmërojnë hakerat: Surpriza të jashtëzakohshme së shpejti!

Next Story

Festivali “Sunny Hill” – momenti kur Dua Lipa bën shqiponjën

Latest from Blog