Deklarata e shefes së FMN për Shqipërinë, Vasili: Qeveria po çon ekonominë në greminë me sistemin korruptiv të taksave

2 mins read

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së shefes së Misionit të FMN për Shqipërinë e cila thotë se rritja e kostos së jetesës po ndikon negativisht në kërkesën e brendshme.

Ai shkruan se qeveria e kapur nga korrupsioni pandemik dhe shkatërrimtar po çon ekonominë shqiptare në greminë.

Vasili thekson se FMN ka folur shumë qartë për varfërimin galopant të vendit për shkak të çmimeve të larta që mbeten peng i monopoleve të dyshes qeveri dhe oligarki.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Koncesionet, sistemi taksave, çmimet dhe emigracioni po çojne ekonomine ne gremine!

FMN realisht jep alamin per ekonomine dhe shefja e saj ne Shqiperi ka folur shume qarte.

Qeveria e kapur nga korrupsioni pandemik shkaterrimtar, kriminalizimi dhe pastrimi i parave po çon ekonomine ne gremine.

Qeveria me moton “pas nesh u befte qameti” po rrenon çdo parameter ekonomik duke shkaterruar ekonomine me koncesionet, sistemin e taksave korruptiv dhe gjobaxhi, me emigracionin dhe varferimin galopant te vendit per shkak te çmimeve te larta peng i monopoleve te dyshes qeveri- oligarki.

Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, YAN SUN thote ne menyre shterruese se:

PPP:

“Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale”.

“Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit”.

TAKSAT:

“Theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit”.

“Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit”.

EMIGRACIONI:

“Përtej efektit negativ në produktivitet dhe rritjes potenciale afatgjatë, emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike”.

ÇMIMET:

“rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë”.

Previous Story

Ahmeti: Në Reçak u masakruan mbi 45 civilë të pafajshëm

Next Story

PDK mbështet propozimin që Lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Latest from Blog

PSG shuan heshtjen

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen