Chelsea josh sulmuesin e Milanit

1 min lexim

Edhe pse Chelsea ishte skuadra që investoi më shumë në merkaton e dimrit, blutë vazhdojnë të rindërtojnë skuadrën dhe të mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm.

Rafael Leão i Milanit do të jetë një nga objektivat prioritarë të bluve të Londrës.

Sipas gazetës italiane “La Stampa”, skuadra angleze do të jetë gati të bëjë një investim të ri për të garantuar transferimin e portugezit te Milani.

Klubi italian ka tentuar të rinovojë kontratën e Rafael Leão-s, e cila përfundon në vitin 2024, por, pas shumë muajsh, ende nuk është arritur të mbyllet marrëveshja.

Chelsea madje mësohet se ka informuar sulmuesin se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në pagesën e borxhit që i ka Sportingut (rreth 20 milionë euro).

Previous Story

​Në Shqipëri humbën 36 të mitur nga Siria dhe Irani

Next Story

Kristjan Asllani kalon në pronësi të Interit

Latest from Blog