Baton Haxhiu pyet Ilir Metën si do ta mbrojë votën nga Edi Rama, ish-presidenti jep përgjigjen e papritur

1 min lexim

Analisti i njohur pyet Metën se si do ta mbrojë votën opozita kur vazhdimisht akuzon qeverinë për blerje e shitje votash.

Meta përgjigjet duke thënë që gëzohet që zoti Haxhiu po e pranon që mund të vidhet dhe shton që ai së bashku me çdo pjesëtar të opozitës do të punojë për të mos u cënuar vota e lirë e qytetarëve.

Ai garantoi se kush e prek votën e lirë do të ketë pasoja.

“Nuk është normale të diskutohet për këtë çeshtje, por tashmë ky është fakt i këtij anormaliteti dhe i skizofrenisë antidemokratike që shpalos kjo qeveri. Ne do të punojmë dhe do të luftojmë që vota të mos preket. Do ti numërojmë vet dhe do u garantojmë qytetarëve integritet.”– deklaroi kryetari i PL-së.

Previous Story

Moti sot: Parashihen riga shiu, temperaturat deri në 17 gradë

Next Story

Çmimi i banesave në Prishtinë, shtrenjtohen për 30% patundshmëritë në kryeqytet

Latest from Blog