Barcelona synon fitoren e pestë radhazi

1 min lexim

Barcelona do të jetë nikoqire e Sevillas sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në La Liga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Camp Nou”.

Skuadra e drejtuar nga Xavi synon fitoren e pestë radhazi për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të tabelës.

Me fitore eventuale sonte, Barcelona (50 pikë) do të shkëputej në plus tetë pikë nga Real Madridi (45 pikë), që sot pësoi humbje.

Sevilla ndodhet në pozitën e 15-të me 21 pikë.

Previous Story

Dhurimi i gjakut në Ratkoc tash e 19 vjet

Next Story

​Në Shqipëri humbën 36 të mitur nga Siria dhe Irani

Latest from Blog