Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen Zeqiri, me rastin e vdekjes së Faruk Zeiqirit – drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”- Shkup. Në telegram ngushëllimin e Ahmetit drejtuar familjes Zeqiri thuhet:
“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqirit. Kontributi i tij në shërbim të avancimit të arsimit në gjuhën shqipe në Shkup do të mbetet i paharruar ndër ne dhe përkushtimi i tij profesional le të jetë frymëzim veprimi i të gjithë atyre me të cilët ai bashkëveproi në këtë mision. Shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjes Zeqiri, kolegëve dhe miqve të tij! U prehtë në paqe shpirti i tij!”.