Ademi priti kryetarin e komunës së Vushtrrisë 

2 mins read

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyren e tij për takim kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizin, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Medina Bunjaku si dhe drejtuesi i KF Vushtrria, Naim Ferizi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës së objekteve të futbollit, por edhe për masivizimin e futbollit të vajzave si dhe promovimin e zhvillimin e futbollit spontan, duke pasur parasysh faktin se Vushtrria njihet si trevë, nga e cila kanë dalë shumë talente të futbollit.

Presidenti Ademi falënderoi drejtuesit e pushtetit lokal në Vushtrri për mbështetjen që i kanë dhënë klubit të futbollit, duke kërkuar që edhe në të ardhmen të gjejnë forma dhe mundësi për ta përkrahur.

Në anën tjetër, edhe drejtuesit e komunës e përgëzuan kreun e FFK-së për punën që po bën në avancimin e futbollit në të gjitha aspektet. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për shënimin e 100-vjetorit të KF Vushtrria dhe eventet që do të realizohen për ta shënuar këtë jubile.

Previous Story

Vrasja e Jonadës së Potam, rrëqeth pushuesja: Pashë goditjen nga skafi, babai i vajzës i bërtiste që të ndalonte

Next Story

Ndërron jetë nga koronavirusi 3-vjeçarja në Greqi, fëmija i tretë që bie viktimë e COVID-19

Latest from Blog