1 miliardë dollarë fonde të përdoruesve janë zhdukur nga bursa e kriptomonedhave FTX

3 mins read

Të paktën 1 miliardë dollarë fonde konsumatorësh janë zhdukur nga bursa e kriptomonedhave FTX e cila kolapsoi pak ditë më parë, sipas njerëzve të afërt me çështjen.

Themeluesi i bursës Sam Bankman-Fried  transferojë në sekret të plotë 10 miliardë dollarë nga fondet e konsumatorëve të FTX në kompaninë e tregtimit të Bankman-Fried Alameda Research raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Një sasi e madhe prej tyre janë zhdukur plotësisht. Një burim thotë se sasia e munguar është rreth 1.7 miliardë dollarë. Tjetri tha se mungojnë mes 1 deri në 2 miliardë dollarë.

Edhe pse ishte e ditur që FTX ka lëvizur fondet e konsumatorëve të FTX tek Alameda, mungesa e tyre është një zbulim i ri.

Gropa financiare u zbulua nga rekordet që Bankman-Fried ndau me ekzekutivë të tjerë të lartë ditën e Diele sipas dy burimeve. Rekord tregojnë situatën financiare të llogarive. Të dy burimet kanë mbajtur pozicione të larta në FTX deri këtë javë dhe ishin marrë në pyetje nga stafi i lartë.

FTX aplikoi për faliment ditën e Premte pasi një dyndje tërheqjesh në fillim të javësh. Një marrëveshje me Binance e cila mund të shpëtonte FTX dështoi duke precipituar në kolapsin e një prej bursave të profilit të lartë.

Drejtuar Reuters, Bankman-Fried tha se nuk ishte dakord me mënyrën sesi ishte karakterizuar transferimi i 10 miliardë dollarëve nga mediat.

Ne nuk kemi transferuar në fshehtësi,” tha ai. I pyetur për fondet që mungojnë, Bankman-Fried u përgjigj me “???”.

Ditën e Premte për një cicërime, Bankman-Fried tha: “Jam i shokuar për mënyrën sesi gjërat shkuan këtë javë. Së shpejti do të shkruaj postimin plotë lidhur me ngjarjen.”

Në zemër të problemeve të FTX ishin humbjet e Alameda që shumë ekzekutivë të FTX nuk kishin dijeni.

Tërheqjet e konsumatorëve filluan ditën e Dielë pasi CEO i Binance, Changpeng Zhao, tha se kompania do të shiste tërë monedhat që kishte në FTX me vlerë afro 580 milionë dollarë për shkak të “disa zbulimeve.” Katër ditë më parë CoinDesk kishte raportuar se shumica e aseteve prej 14.6 miliardë dollarësh të Alameda ishin në monedhën e FTX, FTT.

Atë të Dielë, Bankman-Fried mbajti një takim me disa ekzekutivë në kryeqytetin e Bahamas, Nassau, për të llogaritur sesa para i duheshin për të mbuluar gropën financiare të krijuar.

Vetë Bankman-Fried kishte konfirmuar takimin për Reuters.

Ai tregoi disa dokumente për ekipet ligjore dhe rregullatorë të kompanisë që zbulonin se FTX ka zhvendosur 10 miliardë dollarë fonde klientësh nga FTX në Alameda. Dokumentet tregonin sa para FTX transferoi tek Alameda dhe për çfarë janë përdorur.

Dokumentet tregonin se mes 1 deri në 2 miliardë dollarë mungonin në asetet e Alameda. Dokumentet nuk tregonin se ku kishin shkuar këto para dhe çfarë është bërë me to.

Në një hetim të mëvonshëm ekipet ligjore dhe të financave zbuluan se Bankman-Fried kishte krijuar diçka që shumica i referohen si “backdoor” në sistemin financiar të FTX.

Ky “backdoor” kishte lejuar Bankman-Fried të ekzekutonte komanda që mund të ndryshonin rekordet financiare të kompanisë pa paralajmëruar persona të tjerë, përfshirë auditorë të jashtëm. Kjo lëvizje do të thotë se zhvendosja e 10 miliardë dollarëve në Alameda kishte kaluar pa rënë fare në sy.

Bankman-Fried mohoi ekzistencën e një backdoor.

Autoritetet Amerikane kanë filluar të hetojnë menaxhimin e fondeve të konsumatorëve nga FTX përfshirë aktivitetet e saj të huadhënies. Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Komisioni i Tregtimit të Futures janë duke hetuar gjithashtu.

Shpallja e falimentit nga FTX ishte vendimi më drastik i Bankman-Fried. 30 vjeçari kishte themeluar FTX në 2019-ën dhe shumë shpejtë u bë një prej bursave më të mëdha në botë. Ai akumuloi një pasuri personale prej 17 miliardë dollarësh ndërsa në Janar FTX vlerësohej me 32 miliardë dollarë ku në mesin e investitorëve ishin edhe SoftBank dhe BlackRock.

Kriza shkaktoi një shok në industrinë e kriptomonedhave me vlera e tyre që shkuan në pikiatë. Kolapsi i FTX ju kujtoi përdoruesve raste të ngjashme në të kaluarën.

Ditën e Premte FTX ta se kontrolli i kompanisë kishte kaluar tek John J. Ray III, specialisti i rikonstruktimit i cili menaxhoi likuidimin e Enron Corp, një prej falimenteve më të mëdha në histori. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

E zbulojnë mediat angleze, dy lojtarë të një skuadre në Premier League janë në një lidhje me njëri-tjetrin

Next Story

Këngëtari prezanton vilën e tij me çmim mbi 65 mijë euro

Latest from Blog