Vendimi Konferencës Islamike: masa ndaj vendeve që do njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Një samit i jashtëzakonshëm i shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, mbledhur rreth zhvillimeve të fundit në Gaza, konkludoi në fund me anë të një deklarate se Izraeli ka kryer një krim brutal me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo gjithashtu theksoi vendosmërinë për të marrë masa politike dhe ekonomike kundër vendeve që do ta njihnin Jerusalemin si kryeqyteti i Izraelit.

Samiti apeloi gjithashtu për të lejuar mbrojtjen ndërkombëtare të popullit palestinez, përfshirë vendosjen e trupave paqeruajtëse.

 

“Mizorisht, janë dënuar krimet e kryera nga forcat izraelite kundër palestinezëve të paarmatosur gjatë protestave paqësore në Gaza”, thuhet në deklaratë transmeton pika.mk

Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të veprojë brenda juridiksionit të saj për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare.

Ndërsa u quajt i paligjshëm vendimi i Presidentit Trump për ta shpallur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. /pika.mk

Screenshot_20180520-004026

 

x

Check Also

Trevës së Pollogut i shtohet edhe një Hafiz i ri

Dashmir Bexheti nga fshati Orashë e epërme nga komuna e Jegunovcit është hafizi më i ...

Ministri i arsimit, Dr.Arbër Ademi, priti në takim nobelisten tuniziane, Wided Bauchamaui

Ministri i arsimit dhe shkencës, Dr.Arbër Ademi, sot ka pritur në takim nobelisten tuniziane Wided ...