USHTRIA E KOSOVËS DHE ALI AHMETI

 

Urime për krijimin e USHTRISË SË KOSOVËS ilegali i famshëm, politikani atdhetar, drejtuesi i madh i Lëvizjes Popullore të Kosovës, themeluesi e komandanti i lavdishëm i UÇK-së, themeluesi e kryetari i BDI-së, Udhëheqësi i Popullit Shqiptar, shoku e miku im më i madhi i luftës për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese i dashuri Ali Ahmeti!

Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës Ti bashkë me shumë shokë e bashkëveprimtarë, heronjë e dëshmorë, të plagosur e veteranë të çështjes së Atdheut, ke vepruar e luftuar pandërprerë kudo e në çdo çast, me çdo mjet e në çdo forme të lejuar e të pranuar ndërkombëtarisht, më 14. 12.2018 edhe de jure, u bë me USHTRI të pranuar e të njohur nga SHBA- të dhe aleatë të tjerë të mëdhenj të popullit shqiptar!

Për të ardhur deri te kjo ditë e deri te ky moment i madh dhe historik, është dashur të luftohet, të veprohet e të punohet shumë, është dashur të oraganizohet e të ngjeshë radhët çdo organizatë patriotike e atdhetare me veprimtarë të mëdhenjë e të devotshëm, është dashur të vuajmë vite e shekuj të tërë nëpër burgjet e kazamatet serbe dhe krejt në fund për të ardhur deri te kjo datë e ditë historike e madhe dhe e lavdishme e krijimit dhe formimit të USHTRISË SË KOSOVËS, të pranuar e të njohur ndërkombëtarisht nga SHBA dhe aleatë të mëdhenj dhe miqë të popullit shqiptar, është dashur të derdhej gjak nga pionerët e Heronjëve dhe Deshmorëve të Atdheut Fazli Grajçevci e Xheladin Hana,nga Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu e shumë të tjerë dhe për të ardhur deri te EPOKA e madhe dhe e lavdishme e UÇK-së, që nga gjiu i saj nxorri Heronjtë e Kombit, Kryegjeneralët e Gjeneralët e lavdishëm, Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt e lavdishëm dhe të pavdekshëm, Komandantin Luan Haradinaj e Haradinajt e lavdishem dhe të pavdekshëm, Komandantin Lavdimadh Fehmi Lladrovcin dhe Xhevën e Tij heroinë, Komandantët Zahir Pajazitin e Simbolin e thyerjes së kufirit Komandantin Agim Ramadani, Komandant Ismet Jashari-Kumanovën dhe Komandantin jo të vetëm nga Nëna Shqipëri Gjeneral Tahir Sinani e shumë të tjerë, e shumë të tjerë, e shumë të tjerë!…

Me krijimin e USHTRISË SË KOSOVËS, u shënua një nga të arriturat më të mëdha, u bë realitet ëndrra e shekujve të gjeneralëve e ushtarakëve, udhëheqësve e diplomatëve të mëdhenjë të Atdheut tonë, të cilët që pas rënies së shtetit të Arbërit të Skënderbeut e deri te përfundimi i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore, kurrë nuk e ndalën luftën titanike dhe heroike për ta bërë të mosvarme çdo pjesë të vendit të shqipeve, përfshirë edhe Kosovën dhe viset e saja, si pjesët më luftarake të truallit shqiptar!

I dashur shoku Ali Ahmeti, USHTRIA E KOSOVËS, Ty dhe shoket tuaj jo vetëm në Maqedoni, ju ka ushtarët themelues të saj, pasi në USHTRINË E KOSVËS të njohur e të pranuar nga aleati ynë i madh SHBA dhe aleatët tjerë të mëdhenj, Ti zë vend nderi, sepse je njëri prej komandantëve të parë që hodhët firmën e madhe dhe historike, të shtrenjtë dhe të shenjtë në themelimin e paraardhësen e saj USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

Krijimi i USHTRISË SË KOSOVËS është ngjarje e madhe në të cilën janë të përfshiera me kontributin e tyre të gjithë brezat e popullit shqiptar që nga Skenderbeu e këndej!

Me vendimin, kontributin dhe ndërhyrjen Tënde të drejtpërdrejtë, pjestari i popullit shqiptar nga Kërçova Xhita, anëtar i LPK-së dhe pjestari ndër të parët i UÇK-së, nga posta e Shkupit, kryeqendra e Maqedonisë , më 20 ( e diel ), nëntor 1994, nisi njoftimin e madh dhe historik, KOMUNIKATËN e parë, të 17 Nëntorit 1994, për themelimin e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

Në këtë varg të gjatë të këtyre brezave Ti je flamurtari ndër të parët e mëdhenj që mbajtën dhe mbajnë lartë flamurin e Atdheut që është i qullur me gjak lirie, përpjekje e heroizma titanike, që e bëjnë të lavdishme çdo ngjarje të vogël e të madhe për lirinë dhe çlirimin e popullit shqiptar dhe tokës së Atdheut tonë nga pushtues të ndryshëm, të largët e të afërt!

Vazhdo shoq, Ti je në rrugën më të mbarë e më me shumë suksese, sepse Ti je në tokën shqiptare me më shumë histori e ngjarje të së kaluarës se çdo pëllembë tjetër e Atdheut tonë!

Në truallin shqiptar të Maqedonisë ku ke luftuar dhe je duke vepruar si Luan dhe po korrë fitore të mëdha, të gjithë e dijmë se nuk e ke të lehtë, por edhe besojmë se do të mbështjellesh me aureolë lavdie të madhe, historike e mitike!

Ti shqiptari i madh Ali Ahmeti, po rikthen e po dëshmon se do të rikthesh vlera të mëdha për popullin dhe Atdheun, që në të kaluarën kurrë nuk janë imagjinuar e as nuk janë shpresuar se do bëhen realitete ndonjiherë!

Shpresojmë se një ditë Ti Udhëheqësi i Madh i Popullit Shqiptar, do të jeshë i dekoruar nga USHTRIA E KOSOVËS, edhe dejure Komandant Nderi!

USHTRIA E KOSOVËS DHE ALI AHMETI, janë fakt i madh historik dhe ngjarje që do të mbetet e shënuar me shkronja të arta në flamurin e kombit!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 29.12.2018

x

Check Also

Ministri i arsimit, Dr.Arbër Ademi, priti në takim nobelisten tuniziane, Wided Bauchamaui

Ministri i arsimit dhe shkencës, Dr.Arbër Ademi, sot ka pritur në takim nobelisten tuniziane Wided ...

Abedin Zimberi shëtiti Stojançe Angellovin në Likovë

Abedin Zimberi dhe Stojançe Angelov, si veteranë të luftës të konfliktit të vitit 2001, vendosën ...