Tetovë, rritet numri i familjeve me fëmijë të tretë

Nëse një familje që ka lindur fëmijën e tretë në të kaluarën, brenda 10 vitesh ka përfituar rreth 17 mijë euro për këtë periudhë, në të ardhmen familja që do të ketë fëmijën e tretë do të mund të marrë nga shteti vetëm një mijë euro, shkruan gazeta KOHA. Kështu thonë në qendrën për punë sociale në Tetovë, prej nga theksojnë se megjithatë ligji për stimulimin e natalitetit ka dhënë efekte në këtë rajon. Nga qendra ndërkomunale për Punë Sociale në Tetovë thonë se në qytetin e Tetovës janë mbi 3000 familje të cilat janë shfrytëzuese të shtesës për fëmijën e tretë përfshirë këtu edhe ato familje që përfitojnë shtesë fëmijërore edhe për fëmijën e katërt, por me ligjin e ri ky numër mund të zvogëlohet për shkak se shuma e mjeteve që parashihet të ndahet me ligjin e ri është shumë më e vogël në krahasim me shumën që kanë përfituar dhe përfitojnë sipas ligjit të vjetër.

“Momentalisht numri është afërsisht 3400 shfrytëzues, kjo do të thotë fëmijë apo familje që ë shfrytëzojnë arrin ne 3372 veta, prej tyre 2960 janë shqiptarë , 307 maqedon, 73 rom, 30 turq. Në këto numra janë të përfshirë edhe fëmija i tretë edhe fëmija i katërt kurse për fëmijën e katërt kemi 70 shfrytëzues të cilët marrin 11700, të tjerët janë për fëmijën e tretë të cilët marrin rreth 8360 denarë ndërsa më ligjin tjetër me siguri se numri do të bjerë dhe shuma e mjeteve është shumë e paktë në krahasim me këtë shumë për shkak se atëherë parashihet që për fëmijën e tretë të jepen 60 mijë denarë pagesë e njëhershme ndërsa tash merr për 10 vjet që përafërsisht bëjnë 17 mijë euro”, thotë Abush Bajrami referent për shtesa fëmijërore.

x

Check Also

Taravari tërheq buxhetin me rekomandim të VMRO-DPMNE dhe Mickocskit

Burime tona të afërta me koalicionin lokal ASH – VMRO në Gostivar, bëjnë me dije ...

Elezi: Me ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi fitim vendosen kupona për donacionin në sport

Më shumë mbështetje për sportin nëpërmjet sistemit të bonave të donacionit, dispozita të reja moderne ...