Shehapi : Edhe një hero i humanizmit iku në amshim

Nëse përgatitet ndonjë monografi e mirëfilltë për 100 heronjtë e tre dekadave të fundit, të cilët me kontributin e tyre, atdhedashurinë, sakrificat dhe përkushtimin e shfaqur për idealin madhor të vatanit, aty, vend meritor, patjetër se do të kishte zënë edhe patrioti dhe humanisti nga Struga, Arif Zhuta, i cili dje u varros me nderime të larta në fshatin Veleshtë. Xhenazen ia fali myftiu i Strugës, Salim Sulejmani.
Ai ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje që ia rëndoi shëndetin e tij në vitin e fundit të jetës. Por, i palodhshmi Arif Zhuta, deri në momentet e fundit të jetës nuk u ndal. Humanitetin e kishte në gjak. Si anëtar shumëvjeçar i degës së “El Hilal”-it në Strugë, ai ishte donator, organizator dhe pjesëmarrës në shumë aksione humanitare.
Qindra kurbane të dhuruar, qindra kamionë dhe furgonë të mbushur me ndihma të llojeve të ndryshme, mbështetje financiare logjistike në momentet më vendimtare të çështjes kombëtare ishin kontributet, që ai i dorëzoi me duar të veta në rajonet e rrezikuara humanitare dhe vendngjarjet e epopeve të1999-tës dhe 2001-shit.
I sinqertë, i drejtë i “sertë” në momente, burrë në kuptimin e plotë të fjalës, i cili shumë mirë dinte të dallonte të mirën nga e keqja. Takimin e fundit me rahmetliun e patëm gjatë promovimit të librit kushtuar veprimtarisë së tij, “Burri i halleve” të prof. Nuri Rexhepit, prej ku po ju sjell disa foto të bëra në atë ceremoni.
Zoti e pranoftë me gjithë të mirat në xhenetin e vet firdeus këtë humanist të pashoq!

Behixhudin Shehapi

x

Check Also

Elezi: Me ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi fitim vendosen kupona për donacionin në sport

Më shumë mbështetje për sportin nëpërmjet sistemit të bonave të donacionit, dispozita të reja moderne ...

Dega e BDI Gostivar: Taravari sot e pranoi publikisht se gaboi dhe shkeli ligjin, por sërisht vepron me avazin e vjetër

Veprimet dhe deklarimet kontraverse të Arben Taravarit, tashmë janë bërë mjet veprimi dhe komunikimi me ...