Elezi: 10.2 miliard më shumë për shëndetësinë, arsimin dhe mbrojtjen sociale në 2019 për përmirësimin e resurseve njerëzore

Në buxhetin për vitin 2019 ka 10.2 miliard denarë më shumë mjete për shëndetësinë, arsimin dhe mbrojtjen sociale, edhe këtë vit në buxhet për këto qëllime janë transferuar më shumë mjete në krahasim me vitin e kaluar, kjo do të thotë se në kontinuitet punohet në përforcimin e këtyre sektorëve e me këtë po investohet më shumë në potencialin njerëzorë dhe rritjen e produktivitetit. Faktorë kryesorë për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër varfërisë është kapitali njerëzorë, me investimin tek njerëzit, me rritjen e produktivitettit do të ketë rritje edhe ekonomia dhe do të krijohen vende pune me pagesë më të mirë, ka theksuar kështu zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Në lidhje me arsimin, zv.ministrja Elezi potencoi se punohet në përfshirjen e fëmijëve në mësimin parashkollorë dhe kjo rritje të jetë nga 30 deri në 50%. Punohet edhe në përmirësimin e infrastrukturës, kualitetin e programeve si dhe në shëndetësi. Vende të punës më mirë të paguara, andaj qeveria edhe vitin e ardhëshëm parasheh rritjen e pagave për të punësuarit në dikasteret kryesore.

“Kemi problem real në shëndetësi me mungesë të kuadrove, për këtë qëllim parashohim rritjen e pagave për punëtorët e shëndetësisë edhe vitin e ardhëshëm, me rritje për 10% për specialistët, kur të punësuarit janë mirë të paguar ato janë më produktiv, për këtë qëllim kemi rritur pagat në arsim dhe sigurim të fëmijëve, krahas sektorit publik kemi vendosur edhe rritje të pagës minimale si masë qeveritare për rritjen e pagave edhe në sektorin privat”, theksoi mes tjerave Elezi.

x

Check Also

Dega e BDI Gostivar: Taravari sot e pranoi publikisht se gaboi dhe shkeli ligjin, por sërisht vepron me avazin e vjetër

Veprimet dhe deklarimet kontraverse të Arben Taravarit, tashmë janë bërë mjet veprimi dhe komunikimi me ...

Zv.ministrja Elezi: Investimet kapitale për qytetarët e komunës së Gostivarit nga Qeveria

Zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi sot ka marrë pjesë në inaugurimin e sallës ...