Kuksianët e hasianët i vënë flakën Rrugës së Kombit, kosovarët bllokohen në Morinë

Protesta që po zhvillohet në këto momente tek Rruga e Kombit i ngjan një “lufte” për drejtësi.

Qindra shqiptarë i janë drejtuar aksit të rrugës së Kombit duke protestuar per ate cka ata e quajne te drejtat e tyre.

Fillimisht qytetarët kanë qëlluar me gurë policinë e Shtetit, e cila ka reaguar me shkopinj gome dhe gaz lotësjellës.

Pas disa orësh rezistencë policia është tërhequr dhe protestuesit kanë shkatërruar dhe i kanë vënë flakën kabinave nga ku do të vilej taksa.

Në protestë pritej të merrnin pjesë edhe shtetas nga Kosova, por nuk kanë mundur të bashkohen.

Burime nga dogana thonë se ata nuk kanë mundur të bashkohen me qytetarët kuksianë pasi nuk janë lejuar nga policia.

Ndalimi i tyre është bërë në doganën e Morinës, ndërsa raportohet edhe për përplasje me policinë edhe atje pasi qytetarët kosovarë janë shprehur se ata mund të kenë edhe problemet e tyre dhe duan të kalojnë në Shqipëri.

x

Check Also

Ministri i arsimit, Dr.Arbër Ademi, priti në takim nobelisten tuniziane, Wided Bauchamaui

Ministri i arsimit dhe shkencës, Dr.Arbër Ademi, sot ka pritur në takim nobelisten tuniziane Wided ...

Abedin Zimberi shëtiti Stojançe Angellovin në Likovë

Abedin Zimberi dhe Stojançe Angelov, si veteranë të luftës të konfliktit të vitit 2001, vendosën ...