Mungesa e valëve në telefon për pak ia mori jetën një 28-vjeçareje

Mungesa e valëve të telefonit mund t’i ketë kushtuar jetën një vajze, pasi mesazhi që ajo u përpoq të dërgonte për të kërkuar ndihmë dështoi.
Em Davis 28 vjeç në mesazhin e saj të destinuar për t’ia dërguar një miku të saj kishte shkruar: “Thirrni ambulancën, jam lart”, duke shtuar dhe adresën e shtëpisë ku ajo ishte duke qëndruar.
Por mesazhi është dërguar vetëm pas vdekjes së saj.
Babai i Em, Mark Davis tha se kishte shkuar në shkurt në shtëpinë e saj pas shqetësime të vajzës, ku e kishte gjetur të shtrirë në divan.
Mark Davis tha gjithashtu se vajza e tij e cila jeton në Walton-on-Thames, ka vuajtur nga depresioni dhe ka tentuar dy herë vetëvrasjen vitin e kaluar.
Një patolog ka konfirmuar se vdekja e saj është për shkak të asfiksisë, duke përjashtuar përfshirjen e palëve të treta.
Hetuesi i çështjes Alan Blunsdon kishte përjashtuar mundësinë e një vetëvrasje.
“Nëse ajo donte të vriste veten, pse do të kishte nisur një mesazh të tillë”?
Megjithatë ende vijojnë hetimet, duke mos përjashtuar asnjë pistë për të gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.