Mallakastër, 11 persona në pranga për drogë e armë

Një sasi prej 343 kilogramë lëndë e dyshuar si kanabis sativa është sekuestruar prej policisë fierake në ditën e djeshme. Kjo falë një operacioni të gjerë antidrogë që ndërmorën uniformat blu .Në pranga ranë 11 shtetas të moshave e vendbanimeve të ndryshme, ndërsa tre të tjerë u proceduan penalisht. Policia në fund të këtij operacioni shpalli si persona në kërkim dy shtetas të tjerë Në një njoftim zyrtar për shtyp, Policia Vendore Fier deklaroi finalizimin me sukses të operacionit “Gryka” i pagëzuar me emrin e një fshati afër bregdetit të Adriatikut. Krahas sasisë prej 343 kg lëndë narkotike cannabis sativa policia sekuestroi edhe 425 fara kanabis, duke shmangur kështu krijimin e një parcele të re droge të destinuar për tu mbjellë në tokat djerrë të qarkut Fier. Listës së sekuestrimit i është shtuar edhe një armë zjarri gjysmë automatike si dhe 75 fishekë modeli 56,Në fakt sasia e drogës është gjendur në banesat e disa shtetasve të arrestuar.
Kjo sasi pasi mblidhej dhe përpunohej dërgohej në shtëpinë pronë e një 81- vjeçari, i cili pasi e depozitonte. Në banesë e kishte kthyer këtë të fundit si një pikë grumbullimi dhe shitjeje. Sipas policisë përgjatë disa muajsh janë përdorur metodat speciale të hetimit. Por burime nga grupi hetimor janë shprehur se një ndër metodat e përdorura është gjurmimi dhe ndihma e agjentëve bashkëpunëtorë në terren i dhe informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi me SHISH. Pas evidentimit të veprës penale dhe identifikimit të shtetasve si pjesëmarrës në këtë rrjet të jashtëligjshëm, është përcaktuar nga policia edhe mënyra e ndërhyrjes për të goditur asgjësuar dhe arrestuar pjesëtarët e këtij rrjeti, që janë jo pak por 11 persona.