Bekim Memeti jep raportin e punës së tij njëvjeçare.

I pari i Këshillit Komunal të Tetovës Bekim Memeti sot në rjetet sociale ka shpërndar raportin e punës së  tij një vjeçare si kryetar këshilli.

Vlen të theksohet fakti se ky raport po jepet për herë të parë nga një kryetar këshilli në Tetovë.

Ai në raportin e tij nënvizon shumë të aritura si në sferën e arsimit,kulturës dhe menaxhimit me resurset e ndryshme në kompetenc të komunës.

Për më shumë lexoni raportin e kryetarit të këshillit komunal të Tetovës z. Bekim Memetit :

R A P O R T

për punën dhe aktivitetet e Këshillit të Komunës së Tetovës për periudhën nga dt.01.01.2018 deri me dt. 31.10.2018

Raporti për punën njëvjeçare të Këshillit e paraqet bilancin e punëve të kryera nga ana e Këshillit të komunës gjatë viti 2018 në pajtim me kompetencat të cilat janë vërtetuara me Ligjin për vetëqeverisje lokale, Statutin e komunës dhe Programin për punën e Këshillit për vitin 2018.

Përpilimi i këtij raporti për punën njëvjeçare të Këshillit të komunës, gjithashtu është edhe obligim ligjor për një informim transparent të qytetarëve dhe opinionit më të gjerë për rezultatet e arritura dhe lëshimet e konstatuara gjatë punës dhe funksionimit të pushtetit lokal.

Këshilli i Komunës, si organ vendimmarrës dhe organ përfaqësues i qytetarëve, gjatë vitit 2018 gjithsej ka mbajtur 12(dymbëdhjetë) mbledhje, prej të cilave 11(njëmbëdhjetë) janë mbledhje të rregullta, 1 (një) mbledhje solemne, për nderë të Ditës së komunës “3 Marsi”, në të cilën janë ndarë mirënjohje qytetarëve të merituar, personave fizik dhe subjekteve të tjera që kanë arritur rezultate të dalluara në veprimtaritë përkatëse.

Aktvendimet, vendimet dhe aktet e tjera që miratohen në këshill shpallen në “Fletoren zyrtare” të Komunës së Tetovës .

Në këtë periudhë janë shpallur 13 -të numra të Fletores zyrtare të komunës së Tetovës, të cilat u dorëzohen të gjitha subjekteve në territorin e komunës (këshilltarëve, ndërmarrjeve Publike dhe Ministrisë për vetëqeverisjes lokale të RM-së), me qëllim të informimit dhe veprimit të tyre.

Tabela:1
Rradhitja e seancave të analizuara sipas muajve, fletoreve zyrtare të shpallura të lëshuara sipas mbledhjeve të mbajtura.

Muaji Nri seancës Data e mbajtjes Nr. i fletores zyrtare
1 Janar 3 26.01.2018 4/2018
2 Shkurt
3 Mars 4 30.03.2018 5/2018
4 Prill 5 26.04.2018 6/2018
5 Maj 6 31.05.2018 7/2018
6 Qershor 7 13.06.2018 8/2018
7 Korrik 8 11.07.2018 9/2018
8 Korrik 9 22.08.2018 10/2018
9 Gusht 10 30.08.2018 11/2018
10 Shtator 11 26.09.2018 12/2018
11 Tetor 12 31.10.2018 13/2018
12 Nëntor /2018
13 Dhjetor /2018

Aktet e miratuara:

Në vitin 2018 Këshilli shqyrtoi dhe miratoi:
(periudha 01.01.-31.10.2018)

Tabela:2
Akte Numër
Vendime 285
Aktvendime 328
Përfundime 32
Programe 11
Buxhet 1
Kalendarin buxhetor 1
rebalans 1

Kontribut të veçantë në punën e Këshillit, kanë dhënë edhe komisionet e këshillit.

Të gjitha propozim-materialet paraprakisht janë shqyrtuar në mbledhjet e komisioneve, ku janë miratuar përfundime të cilat më pas i janë dorëzuar Këshillit të Komunës si organ vendimmarrës për miratim.

Duke analizuar punën e komisioneve të këshillit, mund të konstatohet se ato kanë pasur numër të madh të aktiviteteve në bazë të kompetencave të përcaktuara dhe në varshmëri nga fusha ku veprojnë.

Sa i përket çështjeve nga fusha e financave dhe buxhetit, Këshilli miratoi: Rishikimin e buxhetit për vitin 2018, Raportet tremujore për realizimin e buxhetit për vitin 2018,Kalendarin buxhetor për vitin 2018 dhe Buxhetin e komunës për vitin 2018.

Në fokusin e veprimit të Këshillit, janë shqyrtuar edhe çështje të ndryshme në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit me qëllim të krijimit të kushte sa më të volitshme për punën dhe për ngritjen e nivelit të cilësisë së arsimit në shkolla dhe në fusha të tjera të veprimtarive shoqërore.

Në fushëveprimin e angazhimit të Këshillit janë shqyrtuar edhe shumë çështje në fushën e urbanizmit.

Gjithsej janë miratuar 6 vendime për Plane Detale Urbanistike (PDU), vendimе për përputhjen e objekteve pa leje në dokunentacionin urbanistik planor, Programi i përpunimit të planeve urbanistike të komunës së Tetovës për vitin 2018 etj.

Sa i përket transparencës së punës së Këshillit, gjithmonë gjatë funksionimit të tij ai ka qenë i hapur për bashkëpunim dhe komunikim me qytetarët dhe mediat lokale të shkruara dhe ato elektronike.

Në fushën e Informimit të qytetarëve për aktivitetet e komunës dhe të këshillit, një kontribut të veçantë japin edhe: VEB-faqja e komunës, Qendra për informim dhe mbajtje të pres-konferencave.

Në bazë të bilancit të punëve të realizuara brenda 10 muajve të vitit 2018, mund të konstatojmë se e gjithë ajo që ishte e planifikuar për punën me Programin e këshillit të komunës është realizuar në tërësi.

Disa nga vendimet më të mëdhaja të cilët kanë kaluar në këshill.

-Vendim për dhënien në shfrytëzim ,mirmbatje dhe menaxhim të objektit “RINIA” në fsh.Xhepçisht, kopshtit të fëmijëve IPKKF.
-Ridestinim i mjeteve grant nga IPA për financimin e projektit për “Furnizim të automjetit të posaçëm komunal për grumbullimin e mbeturinave dhe kontenerëve për mbeturina”, në vlerë 7.320.000,00 den.
-Vendim për plotësimin e programit të sektorit ZHEL dhe promovim dhe zhvillim të turizmit në Komunën e Tetovës me projekte të reja të cilët paraqesin prioritet për interesat e qytetarëve të Tetovës.
-Vendim për nevojën përpërcaktimin e zonave mbrojtëse
-Vendim për bashkëfinancimin e projektit “Asistent edukativ në arsim inkluziv”
-Vendim për dhënien e pëlqimit për aplikim nga ana e Komunës së Tetovës për fitimin e grantit nga Agjenicioni për mbështetje financiare të buqësisë dhe zhvillimit rural
-Vendim për pranim grantesh
-Program për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtari komunale
-Vendim për ndarje të ndihmës financiare
-Vendim mbi përaktimin e nevojës së ndryshimit të dokumentacionit urbanistik planor me qëllim të harmonizimit të destinimeve të tokës dhe traseve infrastrukturore
-Raporte financiare
-Vendim për emërimin e përfaq5suesve të temeluesit në shkollat fillore dhe të mesme,
-Vendim për shpalljen e pjesëve të rrugëve në qytetin e Tetovës si njëkahshe
-Program për zgjedhjen e problemit lidhur me kafshët endacak ne teritorin e Qytetit të Tetovës
-Program për shëndetin publik për mbrotjen e shëndetit të popullsisë me rëndësi lokale
-etj

Me respekt,

Këshilli i Komunës së Tetovës
Kryetar,
Bekim Memeti

x

Check Also

Taravari tërheq buxhetin me rekomandim të VMRO-DPMNE dhe Mickocskit

Burime tona të afërta me koalicionin lokal ASH – VMRO në Gostivar, bëjnë me dije ...

Elezi: Me ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi fitim vendosen kupona për donacionin në sport

Më shumë mbështetje për sportin nëpërmjet sistemit të bonave të donacionit, dispozita të reja moderne ...