Arabët sjellin aeroplanin e mbuluar me diamante, habiten pasagjerët

Një aeroplan Boeing 777 i Emirateve të Bashkuara Arabe është zbukuruar për sezonin e festave.

Agjencia e fluturimeve postoi në Twitter fotografinë e aeroplanit me pamje të re, i cili është i mbuluar krejtësisht me diamante, duke i dhënë kështu një efekt ndriçues shumë mahnitës.

Dhe adhuruesit e aviacionit mbetën të habitur nga pamja e re e aeroplanit, me fotografinë e tij që u shpërnda me të madhe në rrjetin social.

Përdoruesit e Twitter filluan të spekulojnë për çdo gjë, duke filluar nga kostoja e projektit e deri te destinacionet që do t’i merrte ky aeroplan, në mënyrë që ta dinin nëse do ta shihnin atë duke fluturuar në qiell.

Përderisa shumë skeptikë e vënë në pikëpyetje vërtetësinë e fotografisë, duke thënë se ajo është manipuluar me programe për modifikim fotosh. Dhe duket se kishin të drejtë që dyshonin, pasi aeroplani me diamante nuk është i vërtetë, por rezultat i një aftësie të pabesueshme për të modifikuar foto.

Fotografia e aeroplanit me diamante u krijua nga artistja Sara Shakeel. Pasi në fotografinë e shpërndarë thuhej: “Ju prezantojmë Emirates Bling 777. Fotografia u krijua nga Sara Shakeel”.

x

Check Also

Trevës së Pollogut i shtohet edhe një Hafiz i ri

Dashmir Bexheti nga fshati Orashë e epërme nga komuna e Jegunovcit është hafizi më i ...

Ministri i arsimit, Dr.Arbër Ademi, priti në takim nobelisten tuniziane, Wided Bauchamaui

Ministri i arsimit dhe shkencës, Dr.Arbër Ademi, sot ka pritur në takim nobelisten tuniziane Wided ...