Kronika e zezë

Tetovë: Kapen me marihuanë katër persona

Me 11.12.2018 rreth orës 22.30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë janë arrestuar E.M.(21) nga Xhepcishti dhe A.O.(26), E.M.(25) dhe B.B.(26) nga Poroji, të cilët kanë qenë në veturën e parkuar “Renxh Rover” me targa të huaja dhe tek të cilat është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Katër personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/

Read More »

Gostivar, kapen dy persona me lëndë narkotike

Në rrugën regjionale Gostivar-Sushicë, në afërsi të një objekti hotelerik, dje mbrëma rreth orës 20 e 40 minuta, janë privuar nga liria 26-vjeçari A.M. nga fshati Balindoll dhe 25-vjeçari B.R. nga Gostivari. Gjatë privimit nga liria, tek ata është gjetur marihuanë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Read More »

Gostivar, gjendet e vdekur nje grua në rrugë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotem, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, një kalimtar rasti e ka gjetur një grua të shtrirë ne rrugë dhe e ka njoftuar policinë. Një ekip i ndihmës së shpejtë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se gruaja ishte e vdekur. Ekipe te policisë po bëjnë inspektim të detajuar në vendin ...

Read More »

Aksion policor në Kërçovë, arrestohen 7 persona për drogë

Pas kontrollit në 14 objekte në rajonin e Kërçovës, policia ka sekuestruar lëndë narkotike si kokain, marihuanë, heroinë dhe municione. Pas bastisjeve, policia ka arrestuar 7 persona të cilët janë të dyshuar si pjestarë të grupit që shpërndanin drogë në Kërçovë. Pas përfundimit të dëshmive të ekspertëve, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike u ngriten akuza penale sipas nenit 215 të kodit ...

Read More »

Sekuestrohen 700 kg drogë në Bari, vinte nga Shqipëria

Më shumë se 700 kilogramë marihuanë janë sekuestruar nga karabinierët në një banesë në Torre a Mare, në periferi të Barit, ndërsa në pranga ka rënë një 64 vjeçar italian. Droga, sipas mediave italiane vinte nga Shqipëria derisa u gjet e paketuar në mënyrë hermetike dhe ishte transportuar me anë të një automjeti, pasi kishte mbërritur me skaf në brigjet ...

Read More »

Mallakastër, 11 persona në pranga për drogë e armë

Një sasi prej 343 kilogramë lëndë e dyshuar si kanabis sativa është sekuestruar prej policisë fierake në ditën e djeshme. Kjo falë një operacioni të gjerë antidrogë që ndërmorën uniformat blu .Në pranga ranë 11 shtetas të moshave e vendbanimeve të ndryshme, ndërsa tre të tjerë u proceduan penalisht. Policia në fund të këtij operacioni shpalli si persona në kërkim ...

Read More »

Mungesa e valëve në telefon për pak ia mori jetën një 28-vjeçareje

Mungesa e valëve të telefonit mund t’i ketë kushtuar jetën një vajze, pasi mesazhi që ajo u përpoq të dërgonte për të kërkuar ndihmë dështoi. Em Davis 28 vjeç në mesazhin e saj të destinuar për t’ia dërguar një miku të saj kishte shkruar: “Thirrni ambulancën, jam lart”, duke shtuar dhe adresën e shtëpisë ku ajo ishte duke qëndruar. Por ...

Read More »